Sot luhen dy duelet e tjera të fazës së 1/8-ave të vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Në orën 21:00 Lacio do të presë Bajernin e Mynihut, një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar.
Në po të njëjtin orar, PSG do të përballet me Real Sociedadin, një ndeshje që duket disi më e lehtë për parizienët. Gjithsesi spanjollët do të tentojnë befasinë në “Parc de Princes”.
NDESHJET
LACIO-BAJERN MYNIH ORA 21:00
PSG-REAL SOCIEDAD ORA 21:00
PANORAMASPORT.AL