Tuesday, 20. January 2026
Sport

 KB Istogu largon tre amerikanët

GS 14/02/2024 1 Min. Lesezeit

 

Një ditë pas eliminimit në “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, skuadra e Istogut ka liruar tre basketbollistët e huaj që i kishte në radhët e veta: Ty Prince, Desmond Holloway dhe Daquan Brooks.

Të mërkurën, klubi ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me amerikanët, pasi ka vendosur që për pjesën e mbetur të edicioni t’ua jap rastin basketbollistëve vendor.

Istogu po debuton këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërsa ka vetëm një fitore karshi 20 humbjeve pas 21 xhirove të luajtura. Zë vendin e fundit në tabelë me 22 pikë dhe pa gjasa për të qenë pjesë e elitës së basketbollit kosovar edhe edicionin e ardhshëm.

Fitoren e vetme këtë edicion, Istogu e ka ndaj skuadrës së Bashkimit.

 

 

Teilen: