VIDEO/ Vendos penalltia e Imobiles, Lacio surprizon Bajernin në “Olimpico”! Skuadra e Sarrit ëndërron… kualifikimin
Lacio ka surprizuar Bajernin e Mynihut, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në “Olimpico”.

Ishte goli i shënuar nga Çiro Imobile në minutën e 69-të me penallti ai që vendosi sfidën, ndërkohë që gjermanët mbetën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Upamekanos. Një fitore e artë kjo për italianët që rrit ndjeshëm shanset për të ëndërruar një kualifikim të mundshëm.
Vlen të theksohet fakti se në minutën e 60-të, mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj la fushën e lojës i dëmtuar, duke shqetësuar stafin teknik të lacialëve. Gjithsesi kjo fitore duket se e zbeh disi shqetësimin e dëmtimit të Hysajt, teksa tashmë italianëve i duhet të mendojnë për menaxhimin e rezultatit në sfidën e kthimit.
FT: LACIO-BAJERN MYNIH 0-0
60′ ZËVENDËSIM I DETYRUAR TE LACIO, HYSAJ LË FUSHËN I DËMTUAR, VENDIN E TIJ E MERR LAXARI: VIDEO
53′ HYSAJ MERR NJË GODITJE NGA KUNDËRSHTARI DHE VUAN NË FUSHË: VIDEO
Një pjesë e parë dinjitoze për Lacion e Hysajt, që e mbajti portën e paprekur. Asnjë gjuajtje në kuadratin e skuadrës italiane ne 45 minutat e para, ndërkohë që lacialët e shënjestruan 1 herë portën e Nojerit.
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL