Nga nesër, e premte 16 shkurt, çdo moment mund të jetë i duhuri për dëgjimin e Poll Pogba-s para Gjykatës Kombëtare Anti Doping.
Avokatët e mesfushorit francez kishin marrë shtyrjen nga 18 janari për të përgatitur mbrojtjen, pasi lojtari i Juventusit rezultoi pozitiv me “pentadehydroepiandrosterone”, i cili është një hormon pararendës i testosteronit.
Agjentja e tij Rafaela Pimenta hodhi dritë mbi të në një intervistë me “Cronache di Spogliatoio”.
“Pogba mund të kthehet nesër në fushë. Ai është gati për çdo situatë, ai është gjithashtu një kampion mendërisht. Pogba merr goditje, e tret atë dhe vazhdon përpara.
Ai stërvitet duke e ditur se duhet të jetë gati”.