Wednesday, 5. August 2026
Sport

Ish – portieri kroat për Jarnin: Kjo ishte një deklaratë politikisht jokorrekte 

GS 15/02/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri dhe ish-portieri kroat, Tomislav Ivkoviq, ka komentuar situatën e Robert Jarnit që u shkarkuar nga pozita e selektorit të Kroacisë U17 për shkak se ka deklaruar se është tifoz i Betisit kundër skuadrës së futbollit Dinamo e Zagrebit., 

“Nuk jam i befasuar nga deklarata dhe reagimi i Robert Jarnit, nuk është e lehtë të jetosh në një shtet demokratik që nuk është njëqind për qind demokratik. Sidomos në rastin e tij.

Duke marrë parasysh funksionin e tij, kjo ishte një deklaratë politikisht jokorrekte, me dy-tri fjali shtesë ai mund të kishte vendosur gjithçka në një kontekst normal dhe sportiv, pavarësisht dashurisë së tij të parë”,- tha Ivkoviq për mediumin kroat “24 sata”.

Josip Shimuniq, ish-lojtar i kombëtares kroate, tha: “Gjithçka më dukej e sikletshme.

Ne jemi një vend i lirë, secili ka të drejtë të mbështesë kë të dojë. E kuptoj lidhjen e tij me Betisin, ai luajti atje dhe kaloi mirë atje, por për fat të keq, kjo deklaratë mund të interpretohet si një ndarje edhe pse jam i sigurt se Jarni nuk e kishte menduar kështu. Gjithçka doli shumë e ngathët”.

Teilen: