Wednesday, 5. August 2026
Sport

Romano: Mbappe e ka informuar PSG-në, se do të largohet gjatë verës

GS 15/02/2024 2 Min. Lesezeit

Duket se po merr fund tregimi i gjatë për Kylian Mbappe, i cili gjatë verës do të largohet përfundimisht nga Paris St.Germaini.
Lajmin e ka dhënë gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano, i cili ka shkruar se sulmuesi francez ka njoftuar drejtuesit e klubit për largimin si lojtar i lirë, në fund të kampionatit.

“Kylian Mbappe e ka informuar presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, se do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.
Kushtet e largimit do të diskutohen, por ai do të largohet nga Parisi gjatë verës”, ka shkruar Romano, në rrjetet sociale, duke dhënë kështu njërin nga lajmet më spektakulare të transferimeve, edhe pse jemi ende larg afatit kalimtar të verës.

Mbappe tash e një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një largim nga Parisi, në drejtim të Real Madridit, skuadra spanjolle që duket se do të jetë e vetmja në garë për shërbimet e sulmuesit spanjoll.

 

Teilen: