Kur erdhi tek Interi, Simone Inzagi nuk ishte një trajner i madh. Ishte i projektuar për t’u bërë i tillë. Ndoshta edhe mund të humbte rrugës, ishte edhe pranë shkarkimit. Te Lazio krijoi dhe mbylli një cikël të bukur, por në një dimension pak më të vogël sesa ai i një klubi të madh.
I përgatiste ndeshjet si shumë pak trajnerë të tjerë, studionte gjithçka me detaje te rivalët dhe ishte maniak i lëvizjeve taktike. Pastaj në fushën e lojës ishte edhe çështje lojtarësh dhe Lazio sigurisht që nuk kishte ata të Juventusit apo Interit. Megjithatë kishte një identitet, në të mirë dhe në të keq.
VIZION- Inzagi erdhi tek Interi për të sjellë të njëjtin version ashtu si te Lazio, por nuk është e lehtë situata në dy klube të ndryshme. Lipi për shembull e kaloi me sukses provën dhe bëri hapin cilësor edhe në aspektin psikologjik kur mori Juventusin. I njëjti diskutim edhe për Konten si bardhezi, për Alegrin, Sakin dhe Kapelon te Milani. Trajneri aktual i Interit kishte skemë të njëjtë me Konten, 3-5-2, por i mungonte vizioni për të menduar më gjatë dhe për të menaxhuar turneun, në zëvendësimet kokë më kokë, në rrotacionin që mungonte dhe në komunikim. Sukseset në Kupën e Italisë dhe Superkupë vlejnë sa 1 e 10-ta e titullit për Interin.
CHAMPIONS-i- Projekti i Inzagit kishte nevojë për Champions-in. Ndoshta mbërritja aty mund të jetë edhe rastësore, por ka dy rrugë për të ardhmen: Rikthim në gjenezë ose transformim pozitiv për të qenë një tjetër trajner. Tani është më i matur, më i vetëdijshëm dhe fitues. Por hapi cilësor nuk vjen nga një ditë në tjetrën. Vitin e parë nuk e menaxhoi mirë ekipin, zëvendësimet shpesh sillnin ndeshje të dobëta dhe titulli i iku nga duart.
Në të dytin nuk mund të bënte dot asgjë përballë superfuqisë “Napoli”. Lëvizja e vitit ka qenë Çalhanoglu përpara mbrojtjes dhe dorëzimi i çelësave të lojës. Rritja- Një situatë që u godit në shenjë. Pa harruar Barelën, i cili nuk është më një mesfushor që vrapon kot si në kohët e vjetra. Por një mesfushor i matur dhe total, i shndërruar në lider. Për të mos folur për rritjen e Lautaros dhe harmoninë taktike që ka me Lautaron. Edhe Darmian, Dimarko dhe Bastoni po ashtu janë duke u rritur.
Skema 3-5-2 është një formulë që fsheh një manovër moderne, sulmuese dhe argëtuese. Di të dominojë territorin ose të bëjë kundërsulmin. Interi humbet më pak ndeshje sesa Siti, Bajerni dhe Atletiko. Nuk është më Inzagi i tri viteve më parë që nuk qëlloi në shenjë për titullin. Tani është i pozicionuar mirë dhe luan kartat e tij në Champions. Interi nuk ka forcën e Sitit apo Realit, nuk ka traditën e fundit të Bajernit apo shkëlqimin e PSG-së. Interi ka një trajner që vitin e fundit është rritur shumë.
PANORAMASPORT.AL