Klubi Italian, Bolonja ka vazhduar të paguajë ish-trajnerin Sinisa Mihajloviç, i cili ndërroi jetë në 16 dhjetorin e vitit të kaluar pas një kohe të gjatë që luftonte me sëmundjen e leucemisë. Ky fakt u zbulua nga gruaja e tij, Ariana.
“Ata i kanë kaluar pagat e burrit tim edhe pas vdekjes, duke respektuar kontratën deri në fund. Një gjest i jashtëzakonshëm, që më dha njëfarë sigurie në një moment konfuzioni. Askush nuk më ka harruar prej tyre, duke nisur nga presidenti. Klub i veçantë dhe qytet i tillë”, u shpreh ajo.
Rikujtojmë që Mihajloviç drejtoi Bolognën në periudhën janar 2019-shtator 2022 ku dhe më pas u shkarkua.
PANORAMASPORT.AL