• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Rennes: Milani fantastik në çdo repart, kam vetëm një peng

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rennes u mposht 3-0 nga Milani në “San Siro”, rezultat që praktikisht ka mbyllur aventurën e ekipit francez në Europa League.

Trajneri Julien Stephan “qan” minutat e para të pjesës së dytë, kur ekipi i tij pësoi dy gola të shpejtë.

“Sa keq që u ndëshkuam në minutat e para të pjesës së dytë, sepse e parë ishte shumë interesante. Patëm ndjesinë që do të krijonim rastet tona, por e pësuam në ato 3-4 minuta.

Kishim përballë një skuadër shumë të fortë, e aftë për të na goditur në kohën e duhur. Keqardhje për ato minuta kur pësuam golin e dytë dhe të tretë. U ‘fikëm’ psikologjikisht”.

Më pas elozhe për kundërshtarët. “Milani ka lojtarë të nivelit të lartë, lojtarë që luajnë për Kombëtaret e tyre. Por nuk e zbuluam tani një gjë të tillë. Ata janë fantastikë në çdo repart. Janë të fortë dhe të shpejtë.

Stadium madhështor, ambient dhe atmosferë e shkëlqyer, por nuk besoj se ndikoi stadiumi në humbjen tonë“, përfundoi Stephan. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (22 shkurt) në “Roazhon Park”.

Next Post

Dy rekorde në një ndeshje, Cristiano Ronaldo 1000 ndeshje me skuadrat e klubeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.