• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një telash më shumë për Shqipërinë në Europian, lojtari më në formë i Realit zgjedh të përfaqësojë Spanjën

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një detyrë shumë të vështirë në Euro 2024, ku shorti e ka vënë përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Kjo e fundit shihet si favorite për të fituar grupin dhe duket se do të përforcojë radhët e saj me një lojtar shumë cilësor.

diaz bellingam

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se një nga lojtarët më në formë aktualisht në radhët e Real Madrid, Brahim Diaz, ka vendosur përfundimisht që të përfaqësojë iberikët në arenën ndërkombëtare. Ai mund të zgjidhte mes Spanjës dhe Marokut, por tashmë zgjedhja e tij do ta bëjë atë një rival të kuqezinjve në Euro 2024.

Trajneri Luis De La Fuente, deri tani i kishte besuar gjithmonë futbollistëve që kishin luajtur rregullisht me skuadrat përkatëse dhe Brahim Diaz nuk kishte qenë fillimisht në planet e Ançelotit. Por në periudhën e fundit ai ka qenë vendimtar me lojën dhe golat e tij, siç ndodhi në Ligën e Kampioneve në këtë mesjavë. Ndaj trajneri i iberikëve nuk do ta lërë jashtë grumbullimeve më, duke filluar nga miqësoret e marsit me Kolumbinë dhe Brazilin.

Mediat spanjolle janë të bindura se me formën që po kalon, Diaz do të jetë jo vetëm një emër i rëndësishëm për përfaqësuesen e Spanjës në Europian, por edhe një kandidat mëse potencial për një vend në formacionin titullar të këtij ekipi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rikthehet Superiorja për vajza, Vllaznia-Partizani kryesfida e javës së 10

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.