• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rivaliteti në futbollin italian, Murinjo snobon: Inter-Milan, zero përpara Inter-Juventus

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Protagonist i një bashkëbisedimi të gjatë me Rio Ferdinandin, në kanalin e këtij të fundit në “youtube”, Zhoze Murinjo rikthehet të flasë për futbollin italian, i cili ka shënjuar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij.

murinjo ferdinand

Kjo, duke nisur nga vitet me Interin me të cilët fitoi tripletën e titujve, e deri te aventura e fundit me Romën, e cila pas fitores së Ligës së Konferencës një sezon më parë, sivjet përfundoi me një shkarkim që nuk pritej të ndodhte, ndërsa palët sapo kishin nisur që të flisnin edhe për një rinovim të mundshëm.

“Ajo që kaloi te Roma nuk ishte diçka negative, ndonëse unë kam idetë e mia lidhur me aventurën në kryeqytet. Gjithsesi, personalisht nuk është se kam shumë “pengje”, duke qenë se të gjithë mund ta kuptojnë se çfarë unë bëra dhe çfarë mund të bëja nëse do të kisha disa gjëra më shumë në dispozicion. Gjithsesi, ajo që nuk shkulet dot është lidhja e fortë që krijova me tifozët dhe jam i lumtur që njoha njerëz si ata në Romë. Ishte emocionuese siç u pa edhe momenti i largimit. Rivaliteti në Itali? Doni mendimin tim të vërtetë…?

Rivaliteti i vërtetë është ai mes Interit e Juventusit, jo Inter-Milan, siç mund të mendojnë një pjesë e madhe. Unë kujtoj derbin tim të parë. Isha në autobus, shihja jashtë dhe vëreja tifozë që kishin veshur shalle të ndryshëm, por shkonin së bashku krahë për krahu në stadium. Ishte një atmosferë shumë miqësore.

Dhe asnjëherë çfarë është e vërteta, Inter-Milan nuk e kam ndjerë asnjëherë si një derbi të vërtetë. Ndërsa kur Interi shkon të luajë kundër Juves e ndjen që në ajër se mes këtyre dy skuadrave ka një shkëndijë historike të komplikuar, që asgjë nuk mund ta shuajë”, nënvizoi Murinjo duke qeshur.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Skuka e Cara nderojnë Shehin, “Demat” mposhtin “Bardheblutë” në “Derbin e Madh”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.