Interi duket i papërmbajtshëm në kampionat. Skuadra e Inzagit mposhti mbrëmjen e sotme Salernitanën me rezultatin 4-0, duke “vrarë” kështu garën për titull, teksa tashmë diferenca me ndjekësit më të afërt të Juventusit është thelluar në plot 10 pikë.
Golat e Turam, Lautaro Martinez, Dumfirs dhe Arnautoviç, vendosën sfidën e sotme, një duel i dominuar totalisht nga zikaltrit.
Ky ishte suksesi i 20-të në 24 ndeshje për Interin, që duket se nuk ka rivalë. Vlen të theksohet fakti se në përballjen e sotme pati minuta edhe për Kristjan Asllanin i cili u aktivizua në vend të Çalhanoglusë në minutën e 67-të, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sfidën e radhës Interi e luan ndaj Leçes së Ramadanit më 25 shkurt.
FT: INTER-SALERNITANA 4-0
Turama 17′, Lautaro Martinez 19′, Dumfris 40′, Aranautoviç 90′
KOMENTI
90′ GOOOOOL INTER 4-0/ Shënon edhe Arnautoviç, sulmuesi austriak kompleton “pokerin” zikaltër (VIDEO)
40′ GOOOOOL INTER 3-0/ Zikaltërit të papërmbajtshëm, trefishojnë shifrat me holandezin Dumfris (VIDEO)
19′ GOOOOOL INTER 2-0/ Kapiteni Lautaro Martinez dyfishon shifrat me një gjuajtje të kalibruar duke shtangur portierin Oçoa. (VIDEO)
17′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, Turam gjen rrugën e rrjetës (VIDEO)
3′ Tek Interi nuk u besojnë syve, Turam shpërdoron një rast flagrant shënimi. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL