Wednesday, 21. January 2026
Sport

I fitoi të gjitha duelet dhe gaboi vetëm 3 pasime, shikoni notën dhe statistikat e Asllanit ndaj Salernitanës

GS 16/02/2024 1 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani është gjithmonë gati kur thirret në apel. Mesfushori i Kombëtares shqiptare zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanellën e Interit në duelin ndaj Salernitanës, ku zikaltërit triumfuan me rezultatin 4-0.  

ASLLANI SOFA INTER

21-vjeçari u aktivizua në minutën e 66-të duke zënë vendin e turkut Çalhanoglu. Asllani në fund të sfidës u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa bien në sy të gjitha duelet e fituara nga shqiptari në këtë përballje. 

Për sa i përket pasave të sakta, Asllani gaboi vetëm 3 nga 25 në total. Gjithashtu ai ishte i saktë në 4 nga 5 topa të gjatë të shpërndarë gjatë aktivizimit.  

asllani sofa

PANORAMASPORT.AL

Teilen: