• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja në “udhëkryq”, “Djajtë” e Milan pa një “bomber” fiks në majën e sulmit

17/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të konsiderohet një “veteran”, por sërish jep maksimumin e tij, në fushën e blertë. “Bomberi” francez, Olivier Giroud, prej 3 sezonesh tashmë është kthyer në një pikë referimi, në majën e sulmit, të “Kuqezinjve” të Milan, mirëpo duket se golat e performanca e “shtatlartit” nuk kanë rëndësi, pasi kontrata është pranë skadimit dhe ende nuk kanë nisur negociatat e para.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, bordi i “Djajve” të Milanos nuk është i bindur, nëse duhet t’i ofrojnë apo jo, një kontratë të re “bomberit” francez, ndërsa vetë sulmuesi duket se kërkon vazhdimësinë te Milan e një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, Vincenzo Morabito, i cili ka deklaruar se 37-vjeçari, ndihet shumë mirë në Milano dhe se tashmë u takon “Kuqezinjve” të hedhin hapin e radhës.

“Giroud ndihet shumë mirë në Milano dhe do të dëshironte të vazhdonte, por tango kërcehet dyshe. Ai ka refuzuar milionat arabe, pasi mendon më gjatë për familjen dhe ka dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën kuqezi. Është një nga sulmuesit e paktë që dinë të mbajnë lart skuadrën, por vendimi final i takon Milanit”,- u shpreh Morabito. /i.m /abcnews.al

Next Post

Foda me shumë gjasë do të vijë me ekip të tij te Kombëtarja e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.