• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayern Munich e do me çdo kusht Xabi Alonson, por spanjolli preferon një tjetër klub

17/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xabi Alonso është trjaneri që ka bërë gjithë adhuruesit e futbollit për vete falë ecurisë fantastike këtë sezon me Bayer Leverkusenin.

Trajneri spanjoll ende nuk di për humbje këtë edicion, ku në 31 ndeshje zyrtare mes Bundesligas, Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Evropës nuk di për humbje duke marrë 27 fitore e vetëm katër barazime.

E ardhmja e Alonsos si trajner duket e ndritur pasi tanimë ai është objektiv i klubeve më të mëdha si Bayern Munich, Barcelona, Chelsea e Liverpool.

Gjiganti gjerman Bayern Munich e ka prioritet të nënshkruajë me spanjollin për sezonin e ri, madje janë të gatshëm të paguajnë një shumë te Leverkuseni për ta marrë spanjollin i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Por Alonso duket se nuk është i interesuar të mbetet në Gjermani, pasi ai ka tjetër preferencë.

42-vjeçari preeron të drejtojë Liverpoolin dhe të jetë pasues i Jurgen Klopp në Anfield, derisa besohet se ai tanimë ka pasur disa kontakte me drejtuesit e gjigantit anglez.

Gjithsesi trajneri spanjoll për momentin mbetet i fokusuar te Bayer Leverkusen ku synon të fitojë trofe me ‘Aspirinat’ këtë edicion pasi është në luftë në tre fronte, Bundesliga, DFB Pokal dhe Ligën e Evropës. 

Next Post

Premierliga sjell sonte derbin mes Man Cityt dhe Chelseat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.