• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Zerbi është i përzgjedhuri për stolin e Barcelonës

17/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tani për tani ka një emër që ka marrë miratimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Sportit. Ai quhet Roberto De Zerbi.

Siç ka mësuar AS, trajneri italian i Brighton ka miratimin e Joan Laporta dhe Deco për të qenë zëvendësuesi i Xavi Hernández sezonin e ardhshëm.

Në fakt, përfaqësuesit e trajnerit, Edmundo Kabchi dhe Edoardo Cnajr, janë takuar këtë të mërkurë me drejtorin sportiv për më shumë se tre orë në Barcelonë.

Ndërsa u tha se arsyeja e takimit ishte për të hedhur themelet për rinovimin e Ronald Araújo, e vërteta është se u fol gjerësisht edhe për mundësinë e zbarkimit të De Zerbit në Barcelonë.

Pengesa kryesore për mbylljen e operacionit është klauzola e largimit të trajnerit, e vendosur në rreth dhjetë milionë euro. Një shumë që e kthen mbrapsht klubin, por agjentët kërkuan pak durim për të arritur marrëveshjen me klubin anglez.

Barcelona ka garantuar agjentët e De Zerbit se nëse do të arrijnë ta zgjidhin këtë pengesë, trajneri i Brighton do të jetë ai që do të marrë drejtimin e ekipit të parë nga 1 korriku.

Drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë De Zerbin trashëgimtarin natyror të ADN-së Blaugrana, të bekuar edhe nga vetë Pep Guardiola.

Të gjitha këto kushte i hapin dyert e Barcelonës, për aq kohë sa ai do arrijë një marrëveshje për t’u larguar nga klubi anglez. Nuk duhet harruar se De Zerbi ka kontratë deri në vitin 2026, ndaj negociatat pritet të jenë të vështira dhe të komplikuara.

Next Post

VIDEO/ Menjëherë festë në Shkodër, Vllaznia ndëshkon Egnatian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.