Wednesday, 21. January 2026
Sport

FC Illyria hyrjen në ligën e dytë finlandeze! Xhevat Kurti: Goli i 16-të, në përvjetorin e 16-të të Kosovës shtet

GS 17/02/2024 1 Min. Lesezeit

Djelmoshat e klubit të futsallit Illyria sot festojnë në Finlandë. Festë e dyfishtë, FC Illyria feston hyrjen në Ligën e Dytë të Finlandës dhe 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, lojtar i FC Illyria, është sikur në qiellin e shtatë me këtë sukses.  

“Sot ditë e veçantë për klubin tonë, FC Illyria në ditën e pavarësisë po sot kemi fituar ndeshjen e parafundit të stinorit që kemi siguruar vendin e parë dhe me këtë fitore jemi ngritur me një ligë më lart.

Çka ishte interesant që djemtë dhanë maksimumin që të realizohet goli i 16-të me rastin e  ditëlindjes së shtetit të Kosovës. 

Urime FC ILLYRIA; faleminderit sponzorëve Visari. Oy Xhaka OY & Samisaneeraus Oy”, ka shkruar Kurti.

Teilen: