Thursday, 22. January 2026
Sport

“Ndeshja shkoi ashtu siç donim”, Simeone: Kam besim, do të kualifikohemi edhe pse humbëm sot

GS 21/02/2024 1 Min. Lesezeit

Diego Pablo Simeone ishte mysafir special në duelin mes Interit dhe Atletiko Madridit që u fitua nga zikaltrit me rezultatin 1-0 falë golit të Arnautoviç. Trajneri argjentinas foli në lidhje më këtë përballje duke u shprehur:  

GGzm0tRawAAHPUs

“Ndeshja shkoi ashtu siç donim. Ne bëmë mirë dhe luftuam edhe pse skuadra nuk krijoi shumë raste. Kam besim se do kualifikohemi, përkundër humbjes, e vetmja gjë që na mungonte ishte goli.

Ndeshja ishte e balancuan, Interi punoi mirë në kundërsulme. Por ne do të luftojmë dhe do të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar. Jam optimist se do ia dalim.  Duhet të përmirësohemi në mesfushë dhe të mos humbasin topa, duke qenë se ata janë të fortë në kundërsulm. Ne duhet të kërkojmë një rikthim të rëndësishëm. 

BISEDA ME INZAGIN- E dua dhe jam i kënaqur me atë që po bën. Do të shihemi në stadiumin tonë në ndeshjen e kthimit. Tani le të mendojmë për Almerian dhe shumë ndeshje të rëndësishme që do të zhvillohen para ndeshjes së kthimit, kundër Interit”, deklaroi Simeone.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: