Federiko Dimarko e komenton kështu fitoren e bukur dhe të rëndësishme të Interit ndaj Atalantës.
“Në 10 minutat e para patëm shumë vështirësi dhe nuk bëmë qasjen e duhur në ndeshje. Por pas golit që iu anulua, filluam të luanim ashtu siç dimë ne dhe erdhi kjo fitore e rëndësishme. Tani kemi filluar që të menaxhojmë mirë edhe avantazhin. Gjithçka ka lindur nga finalja e Champions-it në sezonin e kaluar. Kuptuam që mund të luajmë ndaj të gjitha skuadrave. Pavarësisht se u larguan lojtarë të rëndësishëm, erdhën të tjerë që mund të na ndihmonin. Ne po mendojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk mund të bëjmë llogari për më shumë sepse mund të gabojmë një herë. Duhet të vazhdojmë kështu për ta mbyllur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë po e shijoj lojën me këtë skuadër. Nëse nuk prek topa, kërkoj që të futem në zona të tjera për të liruar sulmuesit. A është ky Interi më i fortë? Nuk e di ta them këtë, por sigurisht që jam i kënaqur për mënyrën se si kemi luajtur këto kohë dhe sa shumë e duam njëritjetrin. Jemi një grup lojtarësh që kërkojnë vetëm të arrijnë objektivat dhe nuk shohim interesin personal”, përfundoi autori i golit të tretë për Interin.
PANORAMASPORT.AL