Wednesday, 25. March 2026
Sport

Si e quajnë shqiptarin te Beshiktashi?

GS 29/02/2024 1 Min. Lesezeit

Ernest Muçi është duke përjetuar momentin më të artë të karrierës.

Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në katër ndeshjet e zhvilluara te Beshiktashi, duke qenë më i mirë në skuadrën e tij.

Klasi është treguar edhe në ndeshjen e djeshme kundër Konyaspor.

Pavarësisht se bëhej fjalë për një ndeshje Kupe dhe pavarësisht se Muci zhvilloi disa ndeshje në pak kohë, nuk e uli aspak nivelin e tij.

Tifozët në rrjetet sociale e kanë krahasuar edhe me Ronaldinho-n, ndërsa Beshiktashi e emërton kështu në rrjetet sociale: “Maestro”.

Teilen: