Paul Pogba ka reaguar për dënimin e rëndë, nga Gjykata kombëtare Antidoping, që i shqiptoi atij ndëshkimin e ashpër, prej 4 vjet pa të drejt loje.
Pak orë pas skualifikimit 4-vjeçar për doping, francezi theu heshtjen, duke e përsëritur pafajësinë e tij dhe duke njoftuar se do të vazhdojë të mbrohet.
“Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer. Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping”, tha mesfushori francez.
“Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam respektuar apo mashtruar kurrë sportistë dhe tifozë të tjerë të ndonjë prej skuadrave ku kam luajtur. Si rezultat, vendimin e sotëm do ta apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, theksoi francezi.
Mesfushori që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal.
Megjithatë, autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar me katër vite. Tashmë, kur lojtari është në moshën 30-vjeçare, vështirë se mund t’ia rifilloj edhe njëherë karrierës nga e para, ndaj e vetmja shpresë mbetet apeli sportiv.