• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Presidenti i Napolit sulmon Juventusin: Janë të përjashtuar, nuk duhet të shkojnë në…

29/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit, ka marrë pjesë në një eveniment të organizuar nga “Financial Times” në Londër ku ka folur për futbollin italian në përgjithësi, por duke u ndalur sidomos te Napoli i tij. Gjatë diskutimeve, ai është fokusuar edhe te një pikë delikate që padyshim do të kthejë rivalitetin e ndezur me klubin e Juventusit.

DE LAURENTIS

Paraqitjet në këtë sezon në Ligën e Kampioneve të Napolit, mund t’i japin mundësinë kësaj skuadre të kapërcejë Juventusin në renditjen e UEFA-s dhe të marrë vendin e bardhezinjve në Botërorin e Klubeve që do të organizohet në verën e ardhshme nga FIFA.

Por ai mendon që gjithsesi napolitanët duhej të ishin pjesë e aktivitetit, pasi bardhezinjtë kanë mbi ta njollën e pezullimit për mashtrimin financiar që kanë bërë në sezonet e kaluara.

“Nëse do të mundim Barcelonën dhe pastaj të bëjmë një fitore ose një barazim, atëherë do të fitojmë ne të drejtën për të shkuar në Botërorin e Klubeve dhe jo Juventusi. Por mendoj se Napoli duhet të shkojë gjithsesi atje, pasi nëse Juventusi është jashtë Kupave të Europës, atëherë nuk duhet të pranohet as në Botërorin e Klubeve”, tha presidenti i Napolit në fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prishtina nuk ndalet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.