Prishtina do ta përforcojë edhe më tej skuadrën në këtë sezon.
Kryeqytetasit kanë paralajmëruar transferimin e futbollistit Sindrit Guri.
Ai në Kosovë vjen pas një aventure në Itali te skuadra Citta di Varese, ndërsa ka qenë pjesë e Shkendijes në Maqedoninë e Veriut.
Guri luan në pozitën e sulmuesit dhe është 30 vjeçar.