• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm fitore në fushë/ Zbulohet kontrata me sponsorin e ri, ja sa milionë euro fiton Interi nga titulli kampion

01/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi po fiton në fushë, por buzëqesh edhe për rezultatet na bilanc. Momenti i zikaltërve është i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet dhe përmirësimet e të ardhurave janë të dukshme në krahasim me një vit më parë. Për këtë sezon, zikaltrit i nisin fitimet me bazën e 78 milionë eurove nga të drejtat televizive dhe në rast se fiton titullin kampion mund të shkojnë në 100 milionë.

inter

Dy milionë euro të tjera vijnë nga Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë. Edhe në Champions zikaltrit kanë arritur të sigurojnë 65 milionë euro nga pjesëmarrja dhe nga kualifikimi për në fazën e 1/ 8-ave.

Sigurisht që kjo shifër do të rritet nëse do të sigurojë kualifikimin për më tej. Në sezonin e ri 2024-2025 do të ketë më shumë miliona për shkak të formatit të ri. Por sigurisht që shumë do të varet edhe nga rezultatet që do të arrijnë zikaltrit. Në klub besojnë se i kanë respektuar të gjitha parametrat e vendosura nga marrëveshja me UEFA-n.

SPONSORËT- Në rritje janë edhe të ardhurat nga sponsorët: Për momentin janë të garantuara 76 milionë euro, 23 më shumë sesa sezoni 2022-2023, falë kontratës 1-vjeçare me “Paramount”. Ka pasur edhe sponsorë të tjerë që janë afruar gjatë kësaj kohe si Enel, Mastercard, Banka Bper, Sëm, Qatar Airways. Të ardhurat nga sponsorët për sezonin 2024- 2025 do të rriten në 72 milionë euro.

KONTRATA- Interi do të ketë një tjetër sponsor në fanellë duke nisur nga sezoni i ri. Bëhet fjalë për “Betsson”, një kompani bastesh që do të sjellë 30 milionë euro në vit, për 5 sezonet e ardhshme. Kjo do të thotë se në arkat e klubit do të vijnë 150 milionë euro në total për 5 sezonet e ardhshme. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Interi, por kjo ishte kompania që ka bërë ofertën më të mirë, pasi “Qatar Airways” ofronte vetëm17 milionë euro në vit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Diferencë e madhe mes Serie A dhe kampionateve të tjera”, Ibra: Arabët i shërbejnë futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.