• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Statistikat e Lacio-Milan/ Bardhekaltërit synojnë suksesin, “Djalli” serinë

01/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Lacio dhe Milani do të përballen në 20:45 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serinë A. Ja statistikat e dueleve mes tyre:

sdhgf

– Lacio është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më shumë ndeshje në Serinë A (59 nga 171 ndeshje, duke plotësuar tablonë 80 fitore të kuqezinjve dhe 31 fitore bardhekaltër). Megjithatë, vetëm një barazim në 13 ndeshjet e fundit ndërmjet Lacios dhe “Djallit” në Serinë A: 1-1 më 25 nëntor 2018, teksa bilancit plotësohet me 4 fitore nga romanët dhe 8 suksese kuqezi.

– “Djalli” ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Lacios në kampionat (1H), po aq sa në 10 ndeshjet e mëparshme (4 barazime e po aq humbje).

– Që nga zbarkimi i tij në kryeqytet (nga 2016/’17), me Çiro Imobile në fushë, Lacio ka fituar 56% të ndeshjeve të saj në Serinë A, me një mesatare prej 1.9 pikë për ndeshje. Pa sulmuesin përqindja e sukseseve të Lacios në kampionat zbret në 33%, me një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje.

– Çiro Imobile ka qenë i përfshirë në 9 gola në 10 ndeshjet e tij të fundit kundër Milanit në kampionat (7 gola dhe dy asiste). Megjithatë, sulmuesi ka fituar vetëm tri nga 17 ndeshjet e tij kundër kuqezinjve në Serinë A (B4 H9). Kundër asnjë skuadre që ai nuk ka arritur më pak suksese në turne, duke luajtur të paktën 10 ndeshje.

– Luis Alberto ka shënuar 3 herë kundër Milanit në Serinë A. Vetëm kundër Fiorentinës (5) ai ka shënuar më shumë. Pas golit të tij në ndeshjen e fazës së parë të vitit të kaluar kundër kuqezinjve, mesfushori mund të shënojë për të dytin vit radhazi ndaj të njëjtit rival.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fundjava rikthen “Abissnet Superioren”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.