Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Ballkanit ka shkuar në pushim e qetë pas avantazhit prej dy golash ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.
Meriton Korenica në minutën e parë dhe Nazmi Gripshi në të 27’tën shënuan për epërsinë e skuadrës nga Suhareka.
Në anën tjetër dy ndeshjet tjera: Feronikeli ’74 – Llapi dhe Fushë Kosova – Drita nuk prodhuan gola në 45 minutat e para.
/GazetaBlic Sport/