• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Historia/ Mbrojtja (thuajse) jep gjithnjë titullin në La Liga

02/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali do të ketë sonte në mbrëmje në Valencia një nga provimet e pjekurisë, që nëse do të kalohet me sukses mund t’i japë një shtysë drejt titullit.

Reali

Në këtë pikë të sezonit në kampionatin spanjoll (26 javë të luajtura), Reali paraqet shifrat më të mira mbrojtëse në të gjithë historinë e tij. Asnjëherë në këtë pikë të kampionatit Reali nuk kishte pësuar kaq pak gola (16). E të mendosh se Madridi ka qenë tepër i cunguar në mbrojtje për shkak të dëmtimeve afatgjatë të titullarëve të repartit (Kurtua, Militao dhe Alaba). Por me raste kanë munguar dhe mbrojtësin e tjerë si Karvahal, Rydiger apo Mendi.

Mbrojtja e Realit të Madridit 2023-2024 është më e mira në historinë e klubit të bardhë në Liga. Në pesë raste, në javën e 26-të të ndeshjes, Madridi kishte pësuar 17 gola, një më pak se nga çfarë kanë pësuar në këtë sezon. Dhe në katër prej tyre, klubi i bardhë përfundoi sezonin duke u shpallur kampion. Një efektivitet prej 80% që “los blancos” duan ta rrisin në fund të sezonit aktual. Në precedentin më të fundit, Reali në periudhën e dytë të Zidanit fitoi Ligën 2019-2020, atë të pandemisë, pasi pësoi 17 gola në 26 ndeshjet e para.

Në 12 takimet e fundit të atij sezoni, Reali pësoi tetë gola të tjerë, duke përfunduar sezonin me 25 rrjeta të pësuara. Madridi i Leo Beenhaker gjithashtu pësoi vetëm 17 gola në 26 ndeshjet e para të ligës. Skuadra e Butragenjos, Miçel, Hugo Sançez, Gordijo, Santijana dhe Bujo dominoi garën, duke qenë lider nga ndeshja e parë deri në javën e fundit. Ata ishin golashënuesit më të mirë (95 gola) dhe më pak të mposhturit (26). Përjashtimi i vetëm nga rregulli që Madridi të ishte kampion falë mbrojtjes erdhi në sezonin 1972-1973, në të cilin skuadra përfundoi e katërta pavarësisht se mori vetëm 17 gola në 26 javët e para…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ballkani i kthehet fitoreve, Llapi i qëndron pranë, Drita dorëzohet ndaj Fushë Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.