Në frymën e fundit, Liverpooli e fiton përballjen e vështirë në udhëtim te Nottingham Forest, falë golit të Darwin Nunez.
Në minutën e nëntë të kohës shtesë, sulmuesi që hyri si zëvendësues, e realizoi golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores shumë të rëndësishme të “Reds”, që rrisin avantazhin e pikëve në krye të tabelës, në Premier league.
Të shtunën në kuadër të javës së 27-të në Angli, Chelsea me mund të madh mori një pikë me Brentfordin vendës, duke luajtur 2:2.
“Blutë” e Londrës kaluan në epërsi në minutën e 35-të përmes Jackson, para se Brentford të përmbyste rezultatin me dy gola në pjesën e dytë (Roerslov 50’ dhe Wissa 69’).
Golin e barazimit për Chelsean e realizoi Didasi në minutën e 83-të.
Fitore me përmbysje realizoi edhe Tottenham Hotspur, që në shtëpi e mposhti Crystal Palace 3:1.
Eze i mysafirëve shënoi golin e parë në këtë sfidë, në minutën e 59-të.
Derisa Tottenhamit i mjaftuan 11 minuta për të shënuar tre gola (Werner 77’, Romero 80’ dhe Heung Min Son 88’)