Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu foli pas humbjes kundër Vllaznisë në ”Loro Boriçi”.
“Është një problem që e konstatuam, ishin gabime individuale ndoshta presioni i tepërt, për këtë na vjen më keq, Vllaznia dominoi se e lejuam ne, kjo ishte e vetmja gjë.
Ndryshuam vendosjen taktike në pjesën e dytë ishim më ofensivë, por Vllaznia kishte rezultatin në favor.
Patrik është lojtar i rëndësishëm i skuadrës por kjo është zgjidhje e thjesht taktike dhe asgjë më tepër.
Futbolli është lojë gabimesh dhe ata që bëjnë më pak gabime fitojnë ndeshjen, ne na vjen keq që i bëjmë të tilla, por do ti rregullojmë në të ardhmen, është thjeshtë çështje besimi.
Kampionati ka akoma ndeshje, për ne është e rëndësishme të rikthehemi kjo Tirana e pjesës së dytë me besim. Najdovski nuk është akoma gati pas një vizite tjetër mjekësore që bëri”, tha Fagu.