Milani po përjeton një sezon me ulje-ngritje. Kuqezinjtë fitojnë shumë ndeshje dhe më pas ndalojnë. Arrigo Saki, ish-trajneri i “Djallit”, ka folur për “La Gazzetta dello Sport” duke deklaruar:
“Gjykimi im është ende pezull. Kampionati ishte negativ, jo sepse do të fitojë Interi, por sepse kuqezinjtë nuk kanë qenë kurrë në luftë për titullin. Dhe eleminimi nga Liga e Kampioneve që në grupe pas gjysmëfinales së vitit të kaluar rëndon edhe në vlerësim, si dhe eliminimi në Kupën e Italisë”. Më pas edhe një gjykim total mbi Piolin dhe Leaon.
“Portugezi shpesh luan vetëm dhe mendoj se temperamenti është gjenetik. Nëse mendon se është kampion, atëherë duhet të na e tregojë me fakte. Dhe më vjen shumë keq ndonjëherë, sepse mendoj se Pioli është një trajner i mirë dhe një person i mirë, por duhet të ketë guximin ta lërë jashtë në disa ndeshje”, përfundoi Saki.
PANORAMASPORT.AL