• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëndija ka një kërkesë për tifozët

03/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KF Shkëndija e Tetovës njofton publikun për disa informata të rëndësishme për ndeshjen me Vardarin që luhet të dielën në Tetovë (ora 14:00) në kuadër të xhiros së 21-të në elitës së futbollir maqedonas. 

“Duke dashur të shmangim rrëmujat e padëshiruara dhe ndonjë incident eventual, klubi në bashkëpunim me sigurimin dhe mbajtësit e rendit ka marrë masa maksimale për mbarëvajtje të futjes së tifozëve në stadium, ndjekjes së ndeshjes dhe largimit të tyre nga stadiumi pas ndeshjes. 

Çmimi për biletë është 100 denarë.

Biletat do të shiten ndaras për secilën tribunë. Me shenjë të bardhë për tribunën e mbuluar (jugore) dhe me shenjë të zezë për tribunën përballë (veriore). Për secilën tribunë biletat do të shiten në sportelet përkatëse (Në jug për të mbuluarën dhe veri për tribunën përballë. 

Hyrja për në pjesën VIP dhe Lozhë do të jetë me bileta dhe shkaku i interesimit të madh personat që nuk do kenë siguruar biletë mos krijojnë rrëmujë para hyrjes së stadiumit. 

Dyert e stadiumit do të mbyllen 15 minuta para fillimit të takimit. 

Në pauzën mes dy pjesëve nuk do të hapen dyert për të dalë nga stadiumi dhe tribunat mund të lëshohen vetëm pas përfundimit të ndeshjes (përjashtohen rastet urgjente)”, njofton Shkëndija.

Next Post

Allegri: Ndaj Napolit shumë ndeshje e vështirë, na duhet fitorja!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.