Saturday, 25. April 2026
Sport

Shkëndija turpëron Vardarin e Shkupit

GS 03/03/2024 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Vardarit të Shkupit, në takimin e javës së 21-të të elitës së futbollit maqedonas.

Fitorja do të ishte edhe më bindëse sikur Totre mos të dështonte nga penalltia në minutën e 23-të.

Skuadra kuqezi me lojë dhe rezultate e ka turpëruar Vardarin.

Golat i realizuan Çinari (34′ e 39′), Dita (54′).

Shkëndija renditet në vend të tretë e 42 pikë e Vardari në të 10-tin me 21 sosh.

Teilen: