Ndeshja mes Sharrit dhe Lepencit është ndërprerë për disa minuta.
Klubi i Lepencit ka raportuar se deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi si shkak i sulmeve nga tifozët dhe ekipi i Sharrit.
Klubi nga Kaçaniku gjithashtu njoftoi pastaj për qetësim të situatës, por ende nuk dihet se çfarë vendimi kanë marrë zyrtarët e ndeshjes.
“Dhunë në Han të Elezit.
Jemi sulmuar nga lojtarët dhe tifozët vendas!
Ndeshja është ndërprerë për disa çaste!”, reagon Lepenci.