Saturday, 25. April 2026
Sport

Vedat Muriqi me Mallorca-n e ndalin befasinë më të madhe të kampionatit spanjoll 

GS 03/03/2024 1 Min. Lesezeit

Girona nuk kalon në Mallorca! 

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, me Mallorca-n shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj befasisë më të madhe të kampionatit spanjoll, Girona.

Muriqi startoi nga minuta e parë duke treguar lojë të mirë.

Futbollisti Copete shënoi në minutën e 33-të pas asistimit të Larin.

Pas javës së 27-të, Real Madrid kryeson me 66 pikë, duke lënë pas Girona-n me 59 dhe Mallorca renditet në vend të 15-të me 27 sosh.

Teilen: