“Qytetarët” e Manchester City vijon të jetë protagonistët absolut në futbollin anglez me rekorde pas rekordesh në ishullin britanik, teksa këtë djemtë e teknikut, Pep Guardioal kanë një arsye tjetër që të krenohen, veçanërisht “shkatërruesi” spanjoll i mesfushës, Rodri, i cili ka thyer një rekord që mbahej prej 14 vitesh në kampionatin më elitar të botës, Premier League.
Kështu, “ylli” 27-vjeçar i mesfushës është bërë lojtari me më shumë ndeshje pa humbje në Angli, me plot 59 sfida, në të cilat skuadra e Manchester City nuk është mposhtur, kjo pasi ë disfatat e “Qytetarëve” këtë sezon, Rodri nuk ka luajtur, madje në një ndeshje u ndëshkua me karton të kuq, duke evituar “humbjen” e rekordit të ëmbël.
Ndërkaq, kujtojmë se rekordi i mëparshëm mbahej nga ish-qendërmbrojtësi portugez i “Bluve” të Chelsea, “legjendari”, Ricardo Carvalho, me “shtatlartin” e prapavijës, i cili nuk pësoi asnjë humbje në 58 sfidat ku ai ishte pjesëmarrës, rekord të cilin “luzitani” e vendosi, ndërsa nëntorit të vitit 2006 dhe shkurtit të vitit 2008. /i.m /abcnews.al