Saturday, 25. April 2026
Sport

Arsenal kërkon rinovimin me Jorginho, “Topçinjtë” kanë gati propozimin

GS 04/03/2024 1 Min. Lesezeit

Ditët e fundit është raportuar se agjenti i Jorginho ka udhëtuar në Arabinë Saudite për të diskutar me klubet e vëndit të pasur, por nga Anglia duken mjaft të bindur se e ardhmja e mesfushorit 32-vjeçar mund të jetë ende në Londër, me fanellën e Arsenalit.

“Topçinjtë” janë gati të nisin zyrtarisht negociatat për rinovimin e kontratës së tij, marrëveshja aktuale e së cilit është e vlefshme deri më 30 qershor.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, propozimi i Arsenal pritet të jetë deri në 30 qershor 2025, por edhe me opsion për vitin 2026./h.ll/abcnews.al

Teilen: