• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE INTER-XHENOA/Zikaltrit marrin lojën në dorë, pas Asllanit shënon edhe Sançez (VIDEO)

04/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi pret në shtëpi Xhenoan, në sfidën e fundit të javës së 27-të të Serisë A, me zikaltrit që do të kërkojnë fitoren e nëntë radhazi në kampionat dhe të 12-tën në të gjitha kompeticionet.

inter xhenoa

Ishte pikërisht Xhenoa skuadra e fundit që ka ndalur ritmin e frikshëm të skuadrës së Inzagit dhe do të provojë që ta bëjë sërish.

Sa i përket Interit, fitorja synohet dhe për të vendosur në “kasafortë” titullin kampion dhe për t’u shkëptur me 15 pikë nga Juventusi i vendit të dytë.

Një sfidë speciale është dhe për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili luan ndeshjen e tretë radhazi me Interin si titullar, duke fituar kështu besimin e trajnerit Inzagi.

REZULTATI LIVE:

INTER 2-0 XHENOA

Asllani 31′, Sançez (P) 38′

NGJARJET KRYESORE:

38′ GOOOL INTER 2-0/ Sançez nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

34′-36′ Barela godet brenda zonës dhe pengohet nga mbrojtësi, me gjyqtarin që akordon penallti. Pas konsultimit me VAR, vendimi i kryesorit qëndron. (VIDEO)

31′ GOOOL INTER 1-0/ Sançez hedh një top në zonë për Asllanin dhe mesfushori shqiptar lëshon një predhë në zonë duke kaluar në avantazh zikaltrit. (VIDEO)

25′ Retegui provon me kokë pas një krosimi në zonë, por Zomer bën heroin. Më pas topi kthehet te Gudmundson, i cili nga shumë afër nuk godet drejt portës. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “San Siro”!

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER: Zomer, Pavar, De Vraj, Karlos Augusto, Dumfris, Barela, Asllani, Mkhitarjan, Dimarko, Sançez, Lautaro.

Trajner: Simone Inzagi

XHENOA: Martinez, De Vinter, Bani, Vaskez, Sabeli, Mesias, Badelj, Frendrup, Martin, Gudmundson, Retegui.

Trajner: Alberto Xhilardino

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Këta janë fituesit e turnirit të madh në Slloveni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.