• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Titulli mungon në Shkodër prej 23 vitesh, Vllaznia “ndez motorët” për trofeun

05/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia padiskutim është skuadra e momentit në Superiore.

Shkodranët prej 11 ndeshjesh nuk e njohin humbjen, ndërsa janë ngjitur ndjeshëm në klasifikim.

Qatip Osmani pa diskutim është “arkitekti” i kësaj skuadre, i cili në një kohë shumë të shkurtër gjeti “ilaçin” e duhur për të kuruar kuqeblutë. Fitorja e fundit ndaj Tiranës me shifrat 3-1 tregoi se shkodranët janë një “kockë” e fortë dhe tashmë janë një prej pretendentëve kryesorë për titullin kampion.

Aktualisht janë vetëm 4 pikë larg Egnatias kryesuese dhe titulli duket shumë afër. Pavarësisht se këtë sezon skema është ndryshe për të arritur te trofeu, por gjithsesi Vllaznia ka treguar se është gati të mposhtë çdo kundërshtarë për të rikthyer titullin në Shkodër.

Një titull që mungon prej 23 vitesh dhe si asnjëherë më parë në Shkodër presin që të jenë ata triumfuesit dhe të ngrejnë lart trofeun e kampionit. Titulli i fundit që kanë fituar shkodranët është në sezonin 2000-2001 me 56 pikë, 2 më shumë se Tirana e vendit të dytë.

Ndërkohë vlen të theksohet se në atë sezon Superiorja ishte me 14 ekipe dhe pas 26 ndeshjesh në fund do të festonin shkodranët, duke lënë prapa Tiranën dhe Dinamon.

Në atë sezon kuqeblutë triumfuan në 17 ndeshje, barazuan 5 dhe humbën 4. E dërguan topin në rrjetë plot 51 herë, ndërsa pësuan vetëm 22.

Next Post

Ancelotti para sfidës me Leipizig: Nuk ka mbaruar ende asgjë, duhet të luajmë sa më mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.