• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pronari i Steaua Bukureshtit vlerëson lart Ermal Krasniqin

05/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pronari i Steaua Bukureshtit, Gigi Becali ka thënë se Ermal Krasniqi është më i mirë se Albion Rrahmani dhe Florent Hasani. Ai ka thënë se ka dashur ta ketë në skuadër sulmuesin e krahut.

“Ai është një futbollist i vërtetë. Jo Rrahmani, jo Hasani. Është e vërtetë që edhe ata janë futbollistë të mirë. Por më i miri atje është Krasniqi. Kjo është ajo që unë besoj. Krasniqi më pëlqen më së shumti nga Rapidi. Më ka pëlqyer edhe sa ishte te Cluji. Dhe nuk e dija pse nuk e inkuadronin. Doja ta merrja vetë. Unë fola në emision dhe menjëherë e morën, sepse doja unë ta merrja. Krasniqi është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Becali, raporton të martën “orangesport.ro”.

Sulmuesi 25-vjeçar iu bashkua Rapidit në janar të këtij viti nga Cluji. Me Rapidin ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 1.2 milionë euro. Steaua është në vendin e parë me 64 pikë, kurse në pozitën e dytë është Rapid Bukureshti me 52 pikë.

Next Post

Bellingham nuk bëri asgjë, Camavinga: Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.