• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëndija përballet me AP Brera Strumicën

05/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me optimizëm dhe vetëbesim, por pa eufori trajneri i Shkëndijes, Jeton Beqiri kërkon nga futbollistët tu qasen sfidave në vazhdim.

Edhe 12-të duele përcaktuese për titullin kampion kanë ngelur para kuqezinjëve, që në xhiron e 22 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të luajnë në Turnovë me AP Brera Strumicën. 

“Pas spektaklit të së dielës në Tetovë dhe fitores 3:0 ndaj Vardarit, futbollistët e Shkëndijës janë në moment pozitiv, mirëpo hapsirë për tu relaksuar nuk ekziston duke kaluar direkt nga sfida në sfidë.

Me qëllimin e vetëm titullin kampion, çdo ndeshje e radhës ka vlerë kapitale. Kështu, pas fitores ndaj Vardarit, gjithë vëmendja u kthye ka ndeshja e të mërkurës me AP Brera. 

Ekipi nga Strumica shquhet për stabilitet dhe formacion relativisht të ri. Lojtarë kualitativ, por me moshë të re gjen në formacionin e Brerës. Në këtë duel vijnë nga humbja 2:0 në fushë të Gostivarit, derisa paraprakisht kishin fituar si mysafir 1:0 Sileksin dhe në Turnovë 3:0 Makedonija Gj.P.. 

Skuadra

Katër mungesa ka trajneri Beqiri për transfertën me Brerën. Reshat Ramadani ka edhe një ndeshje pezullim pas kartonit të kuq me Gostivarin, Klisman Cake të dielën ndaj Vardarit kompletoi 5 kartona të verdhë dhe pezullohet për një ndeshje, ndërsa Stefan Kocev dhe Fiton Ademi dolën të lënduar dhe pritet ekzaminimet të tregojnë shkallë  e dëmtimeve. 

Ndeshja AP Brera-Shkëndija luhet të mërkurën në Turnovë të Strumicës me fillim në orën 14:00″, njofton FC Shkëndija.

Next Post

Bayern nuk ndalet, shënon edhe golin e dytë ndaj Lazios

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.