• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

 Bayerni e PSG-ja avancojnë në çerekfinale të Championsit

05/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini, janë dy skuadrat e para çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Si Bayerni ashtu edhe PSG-ja, triumfuan në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Championsit që u zhvilluan të martën mbrëma.

Bayerni eliminoi skuadrën e Lazios, ndërsa PSG-ja e tregua më i fortë se Real Sociedadi. Pas humbjes në ndeshjen e parë në Itali (1:0), Bayerni në duelin e kthimit iu revanshua skuadrës së Lazios.

Në duelin e luajtur në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni triumfoi me shifrat 3:0 për të avancuar në çerekfinale. Sulmuesi Harry Kane (39’, 66’) me dy gola dhe Thomas Mueller (45’+2) me një tjetër, i dhanë fund dilemës së ekipit që kaloi me sukses fazën e 1/8 së finales.

Ndërkohë, Paris Saint-Germaini vetëm e konfirmoi kualifikimin në çerekfinale pasi triumfoi edhe në duelin e kthimit të luajtur në Spanjë. Në ndeshjen e parë, Parisii triumfoi (2:0), ndërsa të dytën e fitoi me rezultatin e ngushtë 2:1 për të avancuar tutje.

Dy golat për PSG-në, i realizoi sulmuesi Kylian Mbappe (15’, 56’), ndërsa golin e nderit për Sociedadin e shënoi Mikel Merino (89’).

Next Post

KH Kastrioti zyrtarizon kryetrajnerin e ri, vjen nga Maqedonia e Veriut  

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.