Tomas Tuhel do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bajern Mynih. Por trajneri dëshiron që ta bëjë një gjë të tillë si fitues i Ligës së Kampioneve dhe nuk e ka fshehur këtë ëndërr që ka duke folur për “Sky” pas kualifikimit të ekipit të tij në çerekfinalet e turneut përballë Lacios.
“Kishim pritshmëri të mëdha, deshëm të kualifikohemi në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gol dhe sot nuk e humbëm kurrë toruan, as përqendrimin. Minutë pas minute kemi gjetur gjithnjë e më mirë hapësirat, kemi gjetur golin në momentet e duhura dhe mendoj se fitorja ishte e merituar.
Sonte do të festojmë, do t’i gëzohemi kësaj mbrëmje. Pastaj duke e nisur nga e nesërmja, do të analizojmë ndeshjen dhe do të fillojmë të përgatitim ndeshjen e radhës në Bundesligë. Unë kam gjithmonë pritshmëri të mëdha ndaj vetes.
Fitorja e Champions? Skuadrat që arrijnë në çerekfinale e ndërrojnë të gjitha. Klubet, tifozët, edhe unë…”, tha Tuhel.
PANORAMASPORT.AL