Real Madrid do të presë Lajpcigun në ndeshjen e kthimit të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:
– Reali i Madridit ende nuk e di se si është të humbasë në stadiumin “Santiago Bernabeu” këtë sezon. Në 16 takime të luajtura në fushën e tij në të gjithë kompeticionet, Reali ka arritur 14 fitore dhe 2 barazime;
– Në dhjetë takimet e fundit në fushën e tij Reali është kthyer në një makineri golash, duke shënuar mesatarisht 3 gola për ndeshje;
– “Los blancos” numërojnë shtatë fitore në shtatë takime në këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Ata e mbyllën me 6 fitore të plota fazën në grupe, si dhe fituan takimin e vajtjes në Lajpcig në 1/8 e finaleve;
– Reali është eliminuar vetëm në dy raste nga kupat e Europës kur ka fituar takimin e parë jashtë fushës së vet. Në 36 takime të tjera ia ka dalë të kualifikohet për më tej;
– Gjermanët e Lajpcig kanë fituar tetë nga 17 ndeshjet jashtë fushës së tyre në këtë sezon, por vetëm në katër prej tyre kanë shënuar më shumë sesa një gol diferencë;
– Lajpcigu nuk ka fituar asnjë nga 6 ndeshjet e fundit në fazën e eliminimeve direkte në Ligën e Kampioneve, 1 barazim dhe 5 humbje;
– Reali i Madridit ka fituar 2 nga tri ndeshjet e luajtura kundër Lajpcigut në Ligën e Kampioneve. Në takimin e tyre të parë ishte Lajpcigu që fitonte 2-0 në fazën në grupe në sezonin 2022-2023;
– Kjo do të jetë përballja e tretë për Lajpcigun në transfertë kundër një skuadre spanjolle në kupat e Europës. Në dy takimet e para ka një humbje dhe një fitore.
PANORAMASPORT.AL