• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kërkoi që Juvja të përjashtohet nga Botërori i Klubeve, FIFA i jep “shuplakë” De Laurentis

06/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Mendoj se Napoli duhet të shkojë gjithsesi në Botërorin për klube, sepse Juventusi është jashtë kupave të Europës dhe nuk duhet të regjistrohet”. Ishin këto fjalët e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis, në pjesëmarrjen e tij në “Business of Football Summit” të “Financial Times” në Londër.

de laurentis

Por mesa duket kjo dalje prej tifozi, por akoma më shumë prej investitori dhe pronari klubi, duke qenë se Botërorit për klube do të ofrojë shumë miliona, ka marrë përgjigjen e FIFA-s, e cila ka qenë edhe më e ftohtë sesa deklarata e De Laurentisit dhe nuk pranon asnjë kundërreplikë:

“Juventusi do të kualifikohet për në Kupën e Botës për Klube të organizuar nga ne, FIFA, nëse Napoli dhe Lacio nuk do të arrijnë që të kualifikohen për në turin pasardhës të Ligës së Kampioneve.

Nëse një nga këto dy klube (Napoli apo Lacio) do të avancojnë, vendi i mbetur në dispozicion për klubet italiane, nëpërmjet rrugëtimit në Champions apo renditjes historike si klub, do të mbetet pezull dhe do të varet nga rezultatet që do të arrijnë në çerekfinalet e mundshme, gjithmonë nëse kualifikohen, të Ligës së Kampioneve”, përfundoi reagimi zyrtar i FIFA-s.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ditë e rëndë për Ardian Koznikun, humb njeriun më të dashur 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.