Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi pritet të jetë lojtari kryesor te skuadra e Mallorcas në ndeshjen kampionale kundër Barcelonës.
Në fakt, trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre do të mbështetet te Muriqi për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen që luhet të premten mbrëma dhe i takon xhiros së 28-t të kampionatit spanjoll.
Te Mallorca janë optimistë se mund të marrin një rezultat të favorshëm në këtë përballje, duke pasur parasysh se Barcelona do të jetë pa mbrojtësin Ronald Araujo që është i suspenduar.
Araujo që shquhet për duelet në ajër dhe mungesën e tij po synon ta shfrytëzoj Mallorca me praninë e Muriqit para portës së Barcelonës.
Kështu që, loja e Mallorcas do të bazohet me harkimet drejt Muriqit, i cili është i gjatë 194 centimetra dhe mund ta ndëshkoj Barcelonën.
Muriqi këtë edicion ka shënuar pesë gola në La Liga, ku ka regjistruar 19 paraqitje.