Ka një potencial të madh, përderisa e krahasojnë me të madhin, Javier Macherano. Alan Varela është ndër ata lojtarë që po shkëlqen, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.
Deri më tani ka zbtirut në fushën plot 30 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë dy asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.
Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.
Pavarëisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës.