• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhaka, i vetmi shqiptar startues te Zvicra për Euro 2024?

07/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm edhe 100 ditë kanë mbetur nga fillimi i Kampionatit Evropian i futbollit.
Por qysh tani, tabloidi zviceran “Blick” ka nisur t’i bëjë llogaritë, duke e krijuar përbërjen e mundshme se si do të mundë të luajnë “Helvetikët” në Euro 2024.

Ekipi i Murat Yakin do të luajë më 15 qershor ndaj Hungarisë dhe mediumi zviceran e ka publikuar 11-shen që mund ta nisë këtë lojë: Summer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Embolo, Okafor.

Ylli kosovar po shkëlqen në Gjermani me Bayer Leverkusenin dhe paraqitja e tij nga minuta e parë duket se është e padiskutueshme.

Por, në formacionin titullar nuk e shohim edhe shqiptarin tjetër, Xherdan Shaqiri, i cili ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë në Evropianët dhe Botërorët e fundit.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit duket se do ta humbasë statusin e titullarit për faktin se po luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ligë kjo e nivelit më të ulët, ndërkohë që lojtarët tjerë zviceranë po shkëlqejnë në ekipet e tyre në Evropë.

Sidoqoftë, zviceranët llogarisin edhe në ndihmën dhe në kontributin e ish-futbollistit të Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit, i cili ka përvojë të jashtëzakonshme dhe di të jetë lojtari vendimtar i lojës.

Mbetet të shihet nëse krahas Xhakës e Shaqirit, Zvicra do ta ftojë edhe ndonjë shqiptar tjetër si Ardon Jashari për shembull, i cili ishte pjesë e “Helvetikëve” në Botërorin e fundit, apo edhe sulmuesi Andi Zeqiri.

Next Post

LIGA E EUROPËS/ Shqiptarët në stol përballë gjigandëve, zbulohen formacionet zyrtare të supersfidave të para

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.