• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xavi: Në futboll nuk fiton gjithnjë më i miri, ta vendosim Realin në presion

07/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat përballë Mallorcas së Vedat Muriqit. Tekniku i blaugranave theksoi se dëmtimi i Pedrit nuk është aq i rëndë sa mendohej ndërsa shtoi se në futboll nuk fiton gjithnjë skuadra më e mirë.

“Mallorca është një skuadër shumë e fortë fizikisht, lojtarët e ndihmojnë shumë njëri-tjetrin në fushë. Janë të rrezikshëm në kundërsulm, por ne luajmë në shtëpi dhe duhet të marrim tre pikët.

Pedri? Për fat të mirë dëmtimi nuk është aq i rëndë sa menduam në fillim. Shpresoj që të rikthehet shpejt dhe të na ndihmojë. Gjithsesi më e rëndësishme është që të rikuperohet plotësisht dhe të mos e rrezikojmë. Nuk është lojtari i parë që pëson kaq shumë dëmtime në fillimin e karrierës.
Ai duhet të mendojë se ky ishte dëmtimi i fundit dhe të luajë i qetë. Ka pasur shumë presion mbi të edhe pse është në një moshë shumë të re, duhet të mendojë pozitivisht. Të rikuperohet në 100% dhe për momentin të mos e mendojë Europianin në verë.

Për kampionatin do të provojmë deri në fund, skuadra është e motivuar. Në futboll jo gjithmonë fitoi më i miri. Reali në dy ndeshje mori 34 goditje nga Leipzig, nëse do të na kishte ndodhur ne me siguri që do të kishim humbur. Nuk e kemi dorëzuar LaLiga-n, kemi një tjetër mundësi për të fituar me Mallorcan dhe për ta vendosur Realin në presion./abcnews

Next Post

LIGA E KONFERENCËS/ 12 gola në 4 sfida, përmbysje dramatike e Fiorentinës! Feston edhe Fenerbahçe me Dinamon e Zagrebit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.