• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dy super derbi në fundjavë, në elitën e basketbollit kosovar

08/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Pejës do ta ketë një mision tejet të vështirë në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll, që do të zhvillohet këtë vikend.
Kampionia në fuqi, Peja do të jetë mysafire e Trepçës, ekip që nuk di për humbje në 16 ndeshjet e fundit dhe prinë në tabelë me 44 pikë.

Derbi i kësaj xhiroje, zhvillohet të shtunën prej orës 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku Peja synon ta ndal hovin e Trepçës.

Peja ka katër pikë më pak se Trepça në tabelë dhe zë vendin e dytë, ndërsa në këtë derbi futet pas një serie prej dy fitoreve. Në tri duelet e mëparshme të këtij edicioni, Trepça ka bilanc më të mirë karshi Pejës, pasi e ka mposhtur dy herë ekipin e trajnerit Rami Hadar.

Me fitore eventuale edhe në ndeshjen e katërt, atëherë skuadra e Trepçës në garat e plejofit do të futet nga pozita e parë pasi deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe pesë xhiro. Trepça në mesjavë e mposhti Sigal Prishtinën në kryeqytet 78:75, ndërsa Peja në Gjakovë triumfoi bindshëm ndaj Proton Cable Prizrenit 101:69.
Nën hijen e këtij derbi, të shtunën luhen edhe një ndeshje tjetër, por prej orës 19:00. Në palestrën “Sezai Surroi” skuadra e Proton Cable Prizrenit përballet me Vëllaznimin.

Xhiroja e 24-të, do të vazhdoj të dielën me dy ndeshje tjera, njëra në Suharekë dhe tjetra në Prizren.

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë përballen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina, tjetër duel interesant i këtij vikendi.
Si Ylli ashtu edhe Prishtina kanë nga 37 pikë por skuadra nga Suhareka është në formë më të mirë pasi në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar dy fitore.
Në anën tjetër, Prishtina ka dy humbje në dy xhirot e fundit, pasi krahas Trepçës e ka mposhtur edhe Proton Cable Prizreni.

Xhiroja do të mbyllet me duelin në Prizren, i cili luhet mes Bashkimit dhe Istogut prej orës 19:00.
Në këtë përballje, Bashkimi pritet pa telashe ta mposht Istogun, ekip që javët e fundit po paraqitet vetëm me lojtarë vendor. Po ashtu, Istogu ka vetëm një fitore në 23 ndeshje të luajtura deri më tani këtë edicion.

Prince Caffe Superliga – Java 24

E shtunë

17:00 Trepça-Peja
19:00 Proton Cable Prizreni-Vëllaznimi

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi-Istogu

 

Next Post

Xavi: Nuk mendojmë Napolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.