• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xavi: Nuk mendojmë Napolin

08/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona do të zbresë sonte në mbrëmje në fushë në La Liga ku do të presë Majorkën e Vedat Muriqit.

Trajneri Xavi nuk do të jetë në stol, pasi është i pezulluar dhe ka mbushur numrin e kartonëve.

Duke folur për mediat numri një i stolit të Barcelonës ka saktësuar se katalanasit i kanë kushtuar të gjithë vëmendjen e duhur Majorkës, duke mos menduar për ndeshjen e të martës së ardhshme në Ligën e Kampioneve kundër Napolit.

Xavi ka refuzuar të ngrejë flamurin e bardhë në La Liga, duke shtuar se mbeten dhe shumë pikë në lojë.

“Ata duhet të përgëzohet. Ata janë në finalen e Kupës së Mbretit. Aguirre arrin të nxjerrë më të mirën nga skuadra e tij. Ata janë një kundërshtar i vështirë dhe mjaft agresivë në mbrojtje. Por ne luajmë në shtëpi dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim tre pikët”.

“Të them të drejtën nuk është se po mendoj për Napolin. Po mendoj si të kem në fushë skuadrën më të mirë në fushë kundër Majorkës për të fituar. Sigurisht që duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të menaxhojmë lojtarët, pasi kanë pasur ngarkesa”, tha Xavi.

Next Post

Zyrtare: Bylbyl Sokoli trajner i FC Dinamos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.